5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Të gjitha vendimet që i mori Qeveria sot

- Advertisement -

Qeverisë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të radhës, në të cilën ka miratuar:

 

– Projektligjin për Investime të Qëndrueshme i cili synon të vendosë një kornizë ligjore mbi parimet dhe mjetet për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve. Projektligji parasheh parimet themelore të zhvillimit të qëndrueshëm, të drejtat dhe detyrimet e investitorëve, përcaktimin e prioriteteve dhe lehtësirave shtetërore, shpalljen dhe zbatimin e projekteve të investimit strategjik, verifikimi plotësues i investimeve të huaja për qëllime të rendit publik dhe sigurisë, kompetencat e organeve përgjegjëse për investimet, si dhe procedurat e kujdesit ndaj investitorëve.

 

– Projektligjin për Parqet Industriale dhe Teknologjike i cili ka për qëllim të rregullojë themelimin, administrimin, menaxhimin, promovimin, shfrytëzimin dhe monitorimin e parqeve industriale dhe të inkubatorëve të biznesit në Republikën e Kosovës. Përmes krijimit dhe zhvillimit të parqeve industriale dhe teknologjike do të mundësohen investimet e reja, aktivitetet industriale dhe prodhimi për eksport, të lehtësohen hyrjet e mallrave dhe kapitaleve, të aplikohet teknologjia e përparuar, të krijohen vende të reja pune dhe të përfitohet nga mundësitë e investimeve dhe financimeve të huaja dhe shkëmbimeve tregtare.

– Vendimin për Masat Emergjente në Furnizimin me Energji është miratuar për shkak të krizës energjetike botërore. Rritja rapide e çmimit të importit të energjisë dhe paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane do të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit. Duke marrë parasysh riparimet e planifikuara në termocentralet tona, bënë që disa prej kapaciteteve gjeneruese të jenë jashtë funksionit, andaj Qeveria e sheh të domosdoshme aprovimin e Masave të Emergjencës në Furnizim me Energji. Masat do të jenë në fuqi për 60 ditë nga data e hyrjes në fuqi, me mundësinë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të zgjas afatin e tyre në periudha prej 30 ditësh, maksimalisht deri në 180 ditë shtesë.

 

– Strategjinë e Transportit Multimodal për vitet 2023-2030 e cila ka për qëllim mobilitetin e shtuar, uljen e kostos së transportit dhe uljen e emetimeve të gazrave në vendin tonë. Strategjia është një plan për të ndërtuar një Kosovë më të mirë, më të zgjuar dhe më të gjelbër. Sistemi i transportit aktualisht në vendin tonë konsiderohet si jo i qëndrueshëm në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian. Strategjia trajton problemet e krijimit të politikave të qëndrueshme, ngritja e kapaciteteve përmes reformave në menaxhim, ngritja e sigurisë së transportit, mjedis më të pastër duke shfrytëzuar automjete me emetim zero të gazrave dhe me digjitalizimin në fushën e transportit.

 

– Koncept-dokumentin për Fushën e Automjeteve i cili synon që të identifikojë mungesat dhe zbrazëtirat në Ligjin ekzistues për automjetet si dhe harmonizimin e tij të plotë me acquis të Bashkimit Evropian. Koncept dokumenti rekomandon hartimin e Ligjit të ri për automjete i cili do të përcaktojë kornizën e nevojshme ligjore për një rregullim  të aspekteve të homologimit, kontrollit teknik të automjeteve, auto riparimet dhe veprimtaritë që lidhen me to, importimin e automjeteve, inspektimet, certifikimin, automjetet elektrike dhe hibride, etj. Gjithashtu rekomandohet ulja e ngarkesave administrative te institucionet dhe subjektet e përfshira në këtë fushë.

 

– Vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për promovimin e Librit “Reçaku” në shumë prej 70,000 (shtatëdhjetë mijë euro). Mjetet ndahen nga buxheti i Zyrës së Kryeministrit, nën programi për Promovim të Vendit dhe barten në xhirollogarinë e Fondacionit Walker.

 

– Vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për Fondacionin Amerikano-Kosovar për Edukim në shumë prej 100,000 (njëqind mijë euro). Mjetet ndahen nga buxheti i Zyrës së Kryeministrit, nën programi për Promovim të Vendit dhe barten në xhirollogarinë e The Kosovo American Education Fund.

 

– Vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për mbajtjen e Forumit të Investimeve në shumë prej 58,341.09 franga zvicerane. Mjetet ndahen nga buxheti i Zyrës së Kryeministrit, nën programi për Promovim të Vendit dhe barten në xhirollogarinë e Secure Link Services AG (SELISE).

 

– Vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Promovimin e vendit në shumë prej 250,000 euro për mbajtjen e Eventit “Muri i Nderit”, me qëllim të promovimit të vendit. Mjetet ndahen nga buxheti i Zyrës së Kryeministrit, nën programi për Promovim të Vendit dhe barten në xhirollogarinë e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan.

 

– Vendimin për emërimin e katër (4) drejtorëve të Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidrodrini Sh. A. Pejë.

 

– Me kërkesë të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është miratuar vendimi për ndarjen e pesë milionë e njëzet e pesë mijë eurove (5 milionë e 25 mijë euro), nga të cilat pesë (5) milionë do të dedikohen për subvencionimin e kursimit të energjisë elektrike nga konsumatorët dhe njëzet e pesë mijë euro për masën e përballjes me inflacionin.

– Vendimin për ndarjen e njëzet e katër milionë e gjashtëqind mijë eurove (24.6 milionë euro) për përballje të ngritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike dhe masës 3.7 të Ringjalljes Ekonomike

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit