18.4 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

Të gjitha vendimet që i mori Qeveria në detyrë sot

- Advertisement -
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje të rregullt në të cilën ka:

 

–         Rialokuar 587,569 euro për pesë projekte kapitale për komunën e Vushtrrisë, Gjilanit, Junikut, Zubin Potokut dhe Rahovecit në kuadër të Marrëveshjes së Mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projekteve të nënshkruara nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe kryetarët e këtyre komunave;

 

–         Emëruar Këshillin Statistikor në këtë përbërje:

o   Avni Kastrati – Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës;

o   Blerta Kika – Përfaqësuese e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve;

o   Valbone Dushi – Përfaqësuese e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë;

o   Enver Mekolli – Përfaqësues i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit;

o   Merita Berisha – Përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë;

o   Vedat Sagonjeva – Përfaqësues i Zyrës për Planifikim Strategjik, ZKM;

o   Edona Sekiraqa – Përfaqësuese e Bankës Qendrore;

o   Agron Hamiti – Përfaqësues i Administratës Tatimore të Kosovës;

o   Flaka Azemi – Përfaqësuese e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve;

o   Adelina Maksuti – Përfaqësuese e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;

o   Ardiana Gashi –  Përfaqësuese e Universitetit.

 

 

–         Emëruar Hysen Muzliukaj në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike me mandat katër vjeçar;

 

–         Emëruar Shemsi Duriqin në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë me mandat katër vjeçar;

 

–         Pezulluar nga marrëdhënia e punës në shërbimin civil Besim Kamberajn, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për procedurë penale për kryerje të veprës penale gjatë ushtrimit të funksioneve të tij zyrtare. Pezullimi nga detyra i nëpunësit civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e administratës shtetërore në rast të ngritjes së aktakuzës është obligim ligjor i qeverisë;

 

–          Aprovuar katër projekte kapitale të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si projekte shumëvjeçare, sipas Ligjit mbi ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2025, si më vijim:

o   Rinovimi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës;

o   Projekti i Lokaliteti arkeologjik në Dresnik;

o   Rinovimi i Ndërtesës së Arkivit Shtetëror të Kosovës;  dhe

o   Rinovimi i Stadiumit të Podujevës.

Këto projekte janë pjesë integrale e planit zhvillimor strategjik të kësaj ministrie e që kanë rëndësi të veçantë për forcimin e infrastrukturës kulturore, trashëgimisë historike dhe sportive, dhe kontribuojmë drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, promovimin e identitetit kombëtar, përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve lokale dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare në aktivitetet kulturore e sportive;

 

–         Ndarë 178,730 euro për komunën e Podujevës dhe 117,758.24 euro për komunën e Shtimes për përmirësimin e menaxhimit të ujërave të zeza në këto dy komuna;

 

–         Miratuar Raportin e Statistikave Zyrtare për vitin 2024

 

–         Rialokuar 3 milionë euro për 28 projekte kapitale të reja bazuar në memorandumet e mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunat. Këto projekte ndikojnë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në komunat: Kamenicë, Shtime, Prizren, Gjilan, Podujevë, Deçan, Kllokot, Mitrovicë e jugut, Klinë, Istog, Suharekë, Mitrovicë e veriut, Graçanicë, Rahovec, Vushtrri dhe Mamushë;

 

–         Ndarë 40,000 euro mbështetje për familjet e dy zjarrfikësve, Sefadin Osmanaj dhe Kaqun Lima, të cilët humbën jetën në krye të detyrës në vitin 2024, respektivisht në vitin 2025. Me këtë vendim, qeveria mbështet me 20 mijë euro familjen Osmanaj dhe 20 mijë euro familjen Lima.

 

–         Miratuar Raportin Gjashtëmujor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

 

–         Hequr tarifën doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga tani e tutje, të gjitha produktet me origjinë nga ShBA-të do të kenë tarifë 0% kur hyjnë në vendin tonë

Të ngjashme

Të fundit