Çaji njihet për përfitimet që i ofron organizmit. Efektet e tij janë të njohura që në kohët e lashta. Nivelet e larta të antioksidantëve dhe polifenoleve së bashku me vetitë antibakteriale dhe anti-inflamatore, e bëjnë çajin një “aleat” të shëndetit.
Çaj për tretje të mirë
Çajrat që kontribuojnë në një tretje të mirë kanë një sërë bimësh të dobishme, të cilat ndihmojnë barkun të “qetësohet” dhe trupin të eliminojë toksinat e pakëndshme. Pu’er ose pu-erh është një çaj i prodhuar tradicionalisht në provincën Yunnan, Kinë, dhe mund të përmirësojë funksionin e sistemit tretës.
Çaj për mirëqenien emocionale
Çaji na ndihmon të relaksohemi dhe qetësohemi. Kamomili, për shembull, mund të na relaksojë dhe të na ndihmojë të flemë pas një dite të vështirë. Përzierjet e çajit si livando, kamomili, jasemini mund të “heqin” ndjenjën negative të panikut, duke nxitur ekuilibrin emocional.
Çaji për një sistem të fortë imunitar
Çaji gjithashtu mund të mbrojë sistemin tonë imunitar. Një shembull tipik është çaji Matcha, i cili është plot me antioksidantë dhe fibra, klorofil, vitamina dhe minerale.