28.1 C
New York
Saturday, September 6, 2025

Buy now

“Të gjitha partive politike u konvenoi masa e përkohshme e Kushtetueses”

- Advertisement -

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Artan Nimani, ka deklaruar se për LVV-në është më e favorshme të jetë qeveri në detyrë, sesa jashtë saj.

Nimani tha se rreziku paraqitet në rastin kur LVV-ja s’i ka numrat për krijimin e qeverisë e pastaj parashihen zgjedhjet e reja.

“Më shumë i konvenon me qenë në detyrë, sesa mos me qenë fare në qeveri. Rreziku është që në rast se nuk i kanë votat, të shkohet në zgjedhje të reja, të cilat mund të krijojnë raporte të reja dhe askush nuk e di se si do të jetë rezultati”, ka thënë Nimani në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sipas tij, masa e përkohshme ka qenë në interes të të gjitha partive politike, për të parë pozicionin e tyre real dhe shtrirjen në terren, ndërkohë që zgjedhjet lokale mbeten treguesi më i mirë i forcës së tyre politike.

“Duhet me pasë rrugë që me shku deri te zgjedhjet, sepse për zgjedhje duhet me u konstituua Kuvendi, s’ka formë tjetër. Prapë duhet mu kthy në marrëveshje politike, gjë që të cilën po e diskutojmë tash e sa muaj”, theksoi Nimani.

Ai shtoi se rezultati i zgjedhjeve lokale do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në krijimin e institucioneve pas përfundimit të këtij procesi.

Të ngjashme

Të fundit