Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën eDrenasit njofton të gjitha nënat lehona të Komunës së Drenasit se, sipas Vendimit Nr. 02-400/01-9934 të datës 29.02.2024, është hapur mundësia për aplikim për subvencionim në vlerë prej 100 euro për çdo lindje pas datës 01.01.2025.
Për të përfituar nga ky subvencion, është e nevojshme të dorëzoni dokumentet e mëposhtme:
1. Kërkesën/Aplikacionin (merret në sportelin nr. 10)
2. Fotokopje të dokumenteve të identifikimit të dy prindërve – duhet të jenë banorë të Komunës së Drenasit
3. Ekstraktin e të posalindurit
4. Fletëlëshimin nga institucioni shëndetësor ose kartelën e të posalindurit
5. Certifikatën e Bashkësisë Familjare
6. Konfirmimin e xhirollogarisë bankare
7. Dokumente të tjera sipas nevojës
Vërejtje: Dokumentet e kërkuara nuk duhet të jenë më të vjetra se 6 muaj nga data e lëshimit. Për më shumë informata, ju lutemi drejtohuni në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.