7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Të gjitha betejat i kaloi, përveç kësaj” – Fjalimi emocional i bashkëshortit të Vjosa Berishës për vdekjen e gruas

- Advertisement -

Në teatrin Kombëtar të Kosovës sot janë mbajtur homazhe në nder të jetës dhe veprës së regjisores Vjosa Berisha.

Fytyra të shumta publike u panë në homazhe, shkruan lajmi.net

Bashkëshorti i Vjosës, Fatos Berisha, foli në mbledhjen e mbajtur në të cilën u përkujtua dhe u nderua jeta dhe veprimtaria e regjisores.

Berisha tha se Vjosa ka qenë një shpirt luftarak dhe se përveç kancerit ajo ka kaluar çdo sfidë në jetë.

“Të gjithë ne që jemi këtu e kemi njohur Vjosën, shpirtin e saj luftarak, para të gjithave sfidave. Po të mos ishin sfidat, Vjosa nuk kishte qenë e tillë. Gjitha betejat i ka tejkaluar, ndoshta përveç kësaj. Ajo e ka sfiduar edhe këtë me faktin që i ka dhënë mbështetje shumë njerëzve me sëmundjen e kancerit, sidomos vajzave dhe grave.”, tha ai.

Rijuktojmë se regjisorja shqiptare, Vjosa Berisha ndërroi jetë të enjten e kaluar pas betejës më sëmundjen e kancerit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit