Më 24 shtator të vitit të kaluar, si pasojë e një sulmi terrorist, nga disa serbë, kishin humbur jetën policët Afrim Bunjaku dhe Enver Zymberi.
Këta të dy i ka kujtuar Hamëz Jashari, pasardhës i familjes legjendare të Jasharve, shkruan lajmi.net.
“Nga Prekazi në Veri”, ka thënë Jashari përmes një postimi.
Shëtitje e lirë dhe krejt e zakonshme në veri të Kosovës bashkë me Ademin, duke qenë mirënjohës ndaj historisë dhe heronjëve që mbrojtën me gjak edhe këtë pjesë të veçantë të Kosovës. Policët Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku janë ata që kurorëzuan çlirimin e plotë të kësaj pjese të jashtëzakonshme të vendit”, ka shtuar ai.
“Të fala nga Veriu”, përfundoi ai.