15.6 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

“Të fal”, i thotë Kim Kardashian grabitësit në gjyqin e Parisit

- Advertisement -

Kim Kardashian i ka thënë gjykatës se kishte frikë se do të përdhunohej dhe vritej gjatë  grabitjes të armatosur në Paris gati 10 vjet më parë.

44-vjeçarja qau ndërsa i tha gjykatësit se mendonte se do të përdhunohej nga ata dhe kishte frikë se do të vinte motra e saj pas ngjarjes dhe do ta shihte atë të vdekur.

Derisa ka treguar se kishte rënë për të fjetur gjysmë lakuriq dhe ishte tejet e frikësuar për këtë.

Kim Kardashian përshëndet me dorë ndërsa mbërrin për të dëshmuar në lidhje me një grabitje bizhuterish me vlerë miliona dollarë nga dhoma e saj e hotelit në Paris në vitin 2016, në Paris, të martën, 13 maj 2025. (AP Photo/Aurelien Morissard)

“Isha e sigurt se ai do të më përdhunonte. Kisha rënë në gjumë lakuriq me një rrobë veshur, isha e shqetësuar”, i tha ajo gjykatës.

Ndërsa, Kim i tha grabitësit se e fal.

“Të fal për atë që ka ndodhur, por kjo nuk i ndryshon emocionet, ndjenjat dhe traumën, në mënyrën se si jeta ime ka ndryshuar përgjithmonë”, tha Kardashian.

Të ngjashme

Të fundit