-1.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Të enjten seancë e jashtëzakonshme, propozohet rezolutë për mbështetje urgjente financiare për Policinë

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës të enjten do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Si pike e rendit të ditës do të jetë “Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare për Policinë e Kosovës,

Seanca pritet të fillojë në orën 11:00, e cila është iniciuar nga grupi parlamentar i PDK-së, ndërsa është mbështetur edhe nga deputet të LDK-së e të AKK-së.

Kjo u konfirmua për Lajmi.net nga Partia Demokratik e Kosovës.

Sipas draft-rezolutës thuhet se duhet të obligohet Qeveria që brenda afatit prej 15 ditësh nga miratimi i rezolutës, të bëjë ndarjen e mjeteve të nevojshme financiare për pagesën e shtesës së rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës dhe atë në mënyrë retroaktive nga dita e hyrjes në fuqi të Ligjit 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik (për secilin muaj).

Të obligohet Qeveria që të propozojë buxhetin e nevojshëm- për vitin e ri fiskal 2024 për mbulimin e pagesës së sigurimit shëndetësor për të gjithë zyrtarët policorë të Kosovës nga janari 2024 dhe të obligohet Qeveria që brenda afatit prej 60 ditësh nga miratimi i kësaj rezolute, të marrë nismën për hartimin, propozimin dhe miratimin e Projektligjit për Pensionim të Parakohshëm të zyrtarëve policorë të Policisë dhe punonjësit e Inspektoratit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit