Të mërkurën moti në Kosovë do të jetë i vranët dhe me reshje shiu.
Kurse të enjten parashihet që të ketë reshje bore, kryesisht në zonat malore.
Ky mot sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës do të vazhdojë deri të shtunën.
“Nga e enjtja deri të shtunën, parashihet depërtimi i një mase të ftohtë ajrore me origjinë veriore, e cila do të stabilizojë një regjim termik dukshëm më të ulët dhe do të gjenerojë kushte për mot të vranët dhe me reshje. Në zonat malore priten reshje të vazhdueshme bore, ndërsa në ultësira reshjet fillimisht do të paraqiten në formë të rigave të dobëta shiu, të cilat me rënien progresive të temperaturave do të transitojnë gradualisht në reshje bore. Si rrjedhojë, edhe në disa zona të ultësirave priten intervale të shkurtra me reshje bore, kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes së enjtes dhe të premtes, varësisht intensitetit të masës së ftohtë dhe profilit termik të shtresës së ulët të atmosferës”, thuhet në njoftim.






