5.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Të enjten dy seanca – Muja i përgjigjet Listës Serbe për zgjedhjet në veri

- Advertisement -

Deputeti i VV-së Armend Muja, ka thënë se të enjten do të mbahen dy seanca.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë tha se problem mbetet votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, si shkak i mos pjesëmarrjes në votim të opozitës.

Muja tha se Qeveria e Kosovës i ka zbatuar të gjitha pikat e marrëveshjes se Bratislavës.

Ai duke u përgjigjur për kërkesën e Listës Serbe për zgjedhje në veri, tha se është miratuar Udhëzimi Administrativ dhe se tash është në dorën e qytetarëve që të vendosin.

“Të enjten do të je  dy seanca, një seancë me kërkesë të opozitës dhe e dytë do të mbahet sipas rendit të ditës dhe do të jeni disa marrëveshje ndërkombëtare. Ju e dini që kemi pasur vështirësi që këto marrëveshje të votohen. Ne na u tha zyrtarisht nga PDK që këto marrëveshje nuk i votojnë për shkak të sanksionimit të BE-së. Është për keqardhja qëndrimi i tyre. Opozita nuk ka shenja që ka hequr dorë. Këto e vështirësojnë punën e Kuvendit”, tha ai.

“Ne si shumicë parlamentare e kemi bindje që qeveria i ka plotësuar të gjitha kërkesat e Bratislavës. Është e fundit që mund të moralizoj është lista serbe. Sa i përket Listës Serbe janë disa çështje që duhet sqaruar. Udhëzimi Administrativ është miratuar dhe i mbetet qytetarëve që të vendosin”, tha ai. /EO/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit