Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar mbi gjysmën e votave me postë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Sipas përditësimit të fundit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, deri më tani janë procesuar 52.17 për qind e votave, përkatësisht 48 nga gjithsej 92 kuti të votimit, raporton Klankosova.tv.
Në këto rezultate prin Lëvizja Vetëvendosje me 72.17 për qind të votave, apo gjithsej 9,852 vota.
Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.52 për qind, ose 1,436 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 8.48 për qind, që përfaqësojnë 1,158 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 5.67 për qind, apo 774 vota.







