Mbi 700 të burgosur po vuajnë dënimin në Burgun e Dubravës.
Njëri nga ta është edhe ky 23 vjeçar, i cili po e kryen shkollimin e mesëm brenda kësaj qendre.
Ai rrëfen për organizimin e një ditë brenda kësaj hapësire të izoluar.
E pavarësisht që brenda kësaj qendre ka shumë të burgosur, ai thotë se nuk kanë probleme.
E pa probleme e kalon dënimin në këtë burg edhe ky 28 vjeçar.
E tash dhjetë vjet brenda kësaj hapësire, ka një mesazh.
Mirëpo ndryshe nga i burgosuri i parë, ky ka kaluar gjysmën e kohës së dënimit dhe si shkak i disiplinës ka përfituar edhe vikende në shtëpi.
Për këto beneficione foli edhe drejtori i kësaj qendre, Avni Miftari.
Miftari tregon për kushtet e shkollimit dhe trajnimet profesionale që mund t’i ndjekin të burgosurit në disa shkallë.
Përveç objektit të shkollës së mesme, brenda këtij burgu ka edhe spital dhe punëtori.
Të burgosurit në këto hapësira të punëtorive bëjnë punë edhe si murator, i kanë të gjitha mjetet e nevojshme për saldues, si dhe disa prej tyre janë për sanitarë.