Brenda hapësirës së Qendrës Korrektuese në Lipjan, të miturit po e kryejnë edhe shkollimin. Përveç shkollimit të mesëm, në këtë qendër ka edhe të mitur që po e kryejnë fakultetin. Kjo është klasa e cila është e dalluar për fakultet.
Studenti i cili po e vuan dënimin në këtë qendër, tregon për kushtet që i ofrohen.
Mirëpo, përballë kësaj Qendre Korrektuese në Lipjan, është edhe Qendra Edukuese Korrektuese.
E këtu të miturit kanë edhe trajnime profesionale.
Brenda kësaj qendre edukuese ka trajnime profesionale për rrobaqepës, IT, dizajn e berber.
E me anë të trajnimit të fundit, të miturit brenda qendrës kujdesen për dukjen e njëri tjetrit.
Njëri nga ta, 16-vjeçar, ka një mesazh për të miturit jashtë.
Nga ana tjetër, drejtori i kësaj Qendre, Ismet Fekaj, tregon se numri i të miturve brenda qendrës është 44.
Fekaj tregon që nuk kanë probleme të mëdha mes të miturve brenda dhomave ose në përgjithësi.
Përveç trajnime profesionale, në Qendrën Korrektuese në Lipjan ka edhe trajnime për vendosjen e kabllove të rrymës, instalimit të ujit, ndërtimit të mureve etj. /Tëvë1/