3.5 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

“Të arrihet marrëveshje ndërmjet Qeverisë dhe SBAShK-ut, nxënësit e kanë vendin në shkolla!

- Advertisement -

Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë, është mbledhur sot për të shprehur shqetësimet tona lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin shkollor 2022/2023.

“Ne ndjehemi tejet të zhgënjyer dhe të indinjuar për prolongimin e një epilogu ndërmjet Qeverisë dhe SBASHK e që respektivisht ndikon negativisht në fëmijët tonë. Po bëhet pothuajse një muaj që fëmijët janë jashtë objekteve shkollore dhe në këtë vazhdë të mosmarrëveshjeve po neglizhohet mirëqenia e fëmijëve tonë, respektivisht e ardhmja e Kosovës”, thuhet në një reagim për media.

“Përmes kësaj proteste, prindërit e SHFMU ‘Naim Frashëri’, duam të dërgojmë mesazhe tek të gjitha palët që të bashkëbisedojnë dhe që sa më shpejtë të bëjnë zgjidhje në të mirën e përgjithshme, por assesi duke cenuar të drejtën e shkollimit të fëmijëve”.

“E drejta e fëmijëve për arsim është e drejtë e siguruar përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës”. 

“Çdo përpjekje për ta parë apo shfrytëzuar këtë protestë si përkrahje të ndonjërës palë është e gabuar dhe tendencioze!Kërkesa jonë e vetme është – Të fillojë mësimi menjëherë!”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit