3.5 C
New York
Sunday, March 15, 2026

Buy now

Të 45-ta të Memli Krasniqit – urimi emocionues i babait: Gëzimi ynë i parë, djalë i mbarë

- Advertisement -

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, sot feston ditëlindjen, duke mbushur 45 vite jetë.

Në këtë ditë të shënuar për të, një urim ia ka kushtuar edhe baba i tij, Milazim Krasniqi, profesor i njohur universitar.

Ai ka shpërndarë një fotografi të kryetarit të PDK-së sa ishte i vogël.

“Djali ynë i shumëdashur, Memli, sot e ka ditëlindjen. Memli ishte gëzimi ynë i parë dhe është gëzim yni në vazhdimësi tash 45 vjet. Urime, djalë i mbarë! Zoti të dhashtë shëndet, suksese, mbarësi dhe të ruajtë e të gëzoftë gjithmonë, siç na ke gëzuar e na ke bërë Ediben dhe mua krenar dhe prindër të lumtur” – ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit