Tayna është duke e pritur me pa durim publikimin e projektit të saj të paralajmëruar për disa ditë me radhë, “Thanë”.
Këngëtarja në një story në Instagram ka shpërndarë një rresht ku thuhet: “Një legjendë, një frymë, një ‘Thanë’”.
Ditë më parë ajo kishte dalë me një sqarim për “Thanën”, ku kishte shkruar “Thana ishte Perëndeshë Ilirie e Natyrës, adhuruar nga ilirët e lashtë në zemrën e Ballkanit Perëndimor, në trohet që sot njihen si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e më gjerë”.
Kënga pritet të publikohet sot ( e enjte).