Reperja e njohur shqiptare, Tayna edhe këtë vit mbetet ndër emrat më të suksesshëm dhe më të komentuar në estradë.
E veshur me një këmishë të gjelbër, të kombinuar me të brendshme me të njëjtën ngjyrë, çantë dhe çizme të gjata, krijuesja e hitit “Qe qe” dukej tejet atraktive.
“Pesë mijë komente edhe nesër ju tregoj një lajm surprizë”, ka shkruar Tayna.
Por me të vërshuar komentet e fansave, reperja dha lajmin e shumëpritur për fansat duke zbuluar se më 30 qershor publikohet bashkëpunimi i radhës me reperin Azet.
“Më shumë se pesë mijë komente në më pak se një orë, kështu që po ju tregoj sot. 30 qershor bëhuni gati për “Tequila” me Azet”, ka shkruar Tayna në postim.
Kujtojmë që verën e vitit të kaluar dyshja sollën bashkëpunimin e parë “Ti harro”, që u prit mirë dhe numëron mbi 14 milionë klikime në YouTube.