Tayna ka arritur që të bëhet një ndër reperet më të mira shqiptare. Ndonëse ka pak vite në tregun muzikor, ajo renditet në mesin e artistëve më të suksesshme. Reperja merr gjithmonë vëmendje jo vetëm për projektet që sjell por dhe me paraqitjet provokative.
Së fundi, reperja ka ndarë për 1.5 milionë ndjekësit e saj disa fotografi, teksa pozon joshëse nga makina e saj. “Nuk rekomandona për njerëzit me sheqer”, ka shkruar ajo. Kujtojmë që reperja po shijon suksesin e këngës së fundit që ka sjellë me Marin.


