19.4 C
New York
Monday, August 18, 2025

Buy now

Taylor Swift përballet me akuza për plagjiaturë mbi stilin e albumit “The Life of a Showgirl”

- Advertisement -

Taylor Swift ka njoftuar publikimin e albumit të saj të 12-të, “The Life of a Showgirl”, i cili do të dalë më 3 tetor 2025.

Albumi shënon një hap të ri artistik për këngëtaren, duke kaluar nga këngët intime e personale në një stil më energjik, me frymë spektakli dhe ngjyrime të forta pop.

Ky transformim, megjithatë, ka hapur polemika të mëdha në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare.

Pas prezantimit të kopertinës dhe materialeve promovuese, shumë fansa vunë re ngjashmëri të dukshme me estetikën dhe stilin e dy ikonave të pop-it, Britney Spears dhe Kylie Minogue.

Spears njihet për performancat e saj energjike e koreografitë e fuqishme, ndërsa Minogue për prezencën madhështore në skenë. Krahasimet bënë që të lindin akuza për plagjiaturë, duke ngritur pyetjen nëse Swift po i kopjon këto yje apo thjesht po u bën dedikime.

Vetë Kylie Minogue reagoi ndaj debatit, duke thënë se lidhja me Swift është “një formë komplimenti” dhe se artistët duhet të frymëzohen nga njëri-tjetri, por gjithmonë duke ruajtur stilin e tyre unik.

Nga ana tjetër, fansat e Swift e mbrojtën atë, duke theksuar se këngëtarja gjithmonë ka ditur të kombinojë stilin me rrëfimin e saj personal, ndaj ky album shihet si një zgjerim i natyrshëm i krijimtarisë së saj.

Në një intervistë të fundit, Taylor tha se ky projekt ka qenë një nga sfidat më të mëdha të karrierës, pasi synonte të krijonte një përvojë po aq madhështore sa turneu i saj gjigant “The Eras Tour”. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit