16 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Taylor Swift me “selfie mbretërore” në koncertin e Londrës

- Advertisement -

Përveç para 90 mijë fansave, Taylor Swift performoi në stadiumin “Wembley” të Londrës në kuadër të koncertit Eras Tour edhe për Princin William me fëmijët e tij.

Princi William bashkë me fëmijët madje kanë qenë në prapaskenë për të bërë fotografi me artisten amerikane Taylor Swift.

Ishin vet ata të cilët e konfirmuan përmes postimit të tyre në Instagram.

Princi William dhe sensacioni i popit Swift, 34 vjeç, njihen për më shumë se një dekadë, shkruan BBC.

Në vitin 2013, ata të dy u ngjitën në skenë në një ngjarje bamirësie në Kensington Palace për të performuar Livin’ On A Prayer me Jon Bon Jovi.

Instagram/TaylorSwift Një foto e Taylor Swift, i dashuri i saj Travis Kelce, Princi William, Princi George dhe Princesha Charlotte

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit