Këngëtarja Taylor Swift u ka bërë thirrje adhuruesve të saj që të dalin të votojnë qytetarët e Tennessee për primaret në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo, me anë të një story në Instagram, u ka bërë thirrje adhuruesve të saj që të mos harrojnë për të votuar.
“Sot, 5 Mars, është Primarja Presidenciale në Tennessee, në 16 shtete dhe territore të tjera,” shkroi superylli i popit, duke vënë në pah shtetin e saj të lindjes.
“Doja t’ju kujtoja që të votoni njerëzit që ju përfaqësojnë më shumë në pushtet. Nëse nuk e keni bërë tashmë, bëni një plan për të votuar sot”, vazhdoi Swift.
“Nëse jeni në Tennessee apo diku tjetër në ShBA, kontrolloni vendet dhe oraret tuaja të votimit në vote.org”, përfundonte postimi i fitueses së Grammy, shkruan People.