Vendimi i Gjykatës së Lartë të SHBA-së për ta bërë të paligjshëm abortin në shumë shtete të saj, ngjalli frikë dhe zemërim në të gjithë Amerikën.
Njerëz të famshëm si Taylor Swift , Harry Styles dhe Bebe Rexha reaguan ashpër,ndaj vendimit të gjykatësve amerikanë për të bërë të paligjshëm abortin në disa zona të SHBA-së.
Taylor Swift shprehet se është e tmerruar që aborti është ndaluar në disa pjesë të Amerikës . Duke shkruar në Twitter, këngëtarja 32-vjeçare komentoi: “Jam absolutisht e tmerruar që jemi këtu, që pas kaq shumë dekadash përpjekjesh për të drejtat e grave në trupin e tyre, ky vendim na zhvesh lakuriq ”.
Harry Styles, shkroi: ” Jam absolutisht i shkatërruar nga populli amerikan sot. Kujdesuni për miqtë tuaj. Kujdesuni për njëri-tjetrin. Ne jemi të gjithë bashkë në këtë dhe lufta tani fillon. “Kjo është një ditë vërtet e zezë për Amerikën.”
Artistja shqiptare, Bebe Rexha, bëri gjithashtu një reagim të ashpër në llogarinë e saj zyrtare në Twitter. “Armët kanë më shumë të drejta se gratë në Amerikë për momentin”, shkroi 32-vjeçarja.
Shumë yje të Hollivudit dhe jo vetëm, kanë ngritur zërin në rrjetet sociale, për të shprehur pakënaqësinë e tyre të fortë për këtë vendim. Në të njëjtën kohë, shumica shprehin frikë dhe ankth për të ardhmen, se çfarë do të thotë kjo për liritë e grave, për shëndetin dhe sigurinë e atyre që dëshirojnë të ndërpresin shtatzëninë.