Nëse jeni në mesin e personave që i adhurojnë pastat, atëherë me siguri kjo recetë e kësaj tave me makarona dhe proshutë do t’ju pëlqejë
Përgatitja e kësaj tave është shumë e thjeshtë, ndërkaq shija është fenomenale.
Familjarët tuaj do të jenë të kënaqur dhe jemi të sigurt që do të kërkojnë edhe ndonjë kafshatë më shumë, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 150 gram makarona – 200 proshutë – 4 lugë gjelle gjalpë – 3 vezë – 150 gramë krem kosi – 200 gramë bizele të gjelbra – 150 gramë djathë – 1 thelb hudhre – kripë, piper
Përgatitja:
Makaronat i vendosim në një enë gatimi. Pastaj derdhnim ujë mbi to dhe shtojmë gjalpin. Proshutën e ndajmë në copa të vogla, pastaj skuqim hudhrën.
Vezët i përziejmë me salcë kosi, shtojmë djathin dhe i përziejmë të gjitha së bashku. Pasi i përziejmë mirë makaronat, bizelet dhe proshutën në një enë të veçantë.
Pastaj vendoseni në një enë të cilën mund ta vendosni në furrë. Përzieni të gjitha bashkë me përzierjen e vezëve, vendoseni në tavë me djathë dhe vendoseni në furrë për 15 minuta.
Ju bëftë mirë.