21.3 C
New York
Saturday, June 28, 2025

Buy now

Taulant Xhaka i bashkohet FC Dardania Basel

- Advertisement -

Klubi FC Dardania Basel ka zyrtarizuar afrimin e yllit të futbollit shqiptar Taulant Xhaka, i cili nga sot është pjesë e ekipit, së bashku me ndihmës trajnerin Argjend Turkaj.

Lajmi i plotë nga klubi:

Lajm!

Të nderuar dhe të dashur antarë dhe antarësi, Sportdashës përkrahës të klubit FC Dardania

Mirë se vjen, Legjendë!

Me krenari dhe respekt të madh, e mirëpresim në mesin tonë një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar – Taulant Xhaka dhe ndihmës Trainerin Argjend Turkaj.
Një profesionist shembullor, një luftëtar në fushë dhe një frymëzim për brezat e rinj.
Prania jote nuk është vetëm një forcim për skuadrën, por edhe një nder për gjithë komunitetin tonë.

Jemi Një – dhe sot jemi më të fortë me ty!

Me Respekt
FC Dardania Basel

Të ngjashme

Të fundit