18.5 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Taulant Balla takon Endritin: Më solli nga Haga përgëzimet për zgjedhjet dhe haberin se presidenti Thaçi është i fortë dhe krenar

- Advertisement -

Djali i ish- presidentit Hashim Thaçi, Endriti ka takuar në Tiranë ministrin Taulant Balla.

Këtë e ka bërë të ditur Balla në një postim në Facebook. Balla ka thënë se ishte kënaqësi ta takonte Endritin, i cili nga Haga i solli përgëzimet për zgjedhjet si dhe lajmin se babi i tij Hashim Thaçi, është i fortë dhe krenar.

Kënaqësi të mirëprisja sot në Tiranë Endrit Thaçin, djalin e Presidentit Hashim Thaçi, i cili më solli nga Haga përgëzimet për zgjedhjet dhe haberin e mirë se Presidenti Thaçi është i fortë, krenar si gjithmonë për epopenë e lavdishme të UÇK dhe popullit të Kosovës”, ka shkruar balla në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit