5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Taulant Balla nga Haga: Jemi krenarë për UÇK, e cila bëri një luftë çlirimtare të pastër e të drejtë

- Advertisement -

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka postuar një video në llogarinë e tij në Facebook, pas vizitës së krerëve të UÇK-së në Hagë, shkruan Scanner.

Zyrtari i lartë i PS-së ka shkruar se për festat e Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë tek çlirimtarët e Kosovës.

Ai ka njoftuar se ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe Kadri Veselin në Hagë.

“Jemi krenarë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila bëri një luftë çlirimtare të pastër e të drejtë, ashtu siç janë luftërat çlirimtare, sepse e drejta për liri ishte në themelin e saj”, shkruan Balla, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

U takova sot me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin Kadri Veseli në Hagë. Jemi krenarë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila bëri një luftë çlirimtare të pastër e të drejtë, ashtu siç janë luftërat çlirimtare, sepse e drejta për liri ishte në themelin e saj.

Sot komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtën godinë, sikur ata që ushtruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë, mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan./Scanner/

https://fb.watch/h5UEQ6Yq9L/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit