-7.3 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Taulant Balla betohet si ministër i Brendshëm

- Advertisement -

Taulant Balla është betuar të shtunën si ministri i ri i Brendshëm i qeverisë Rama.

Ceremonia e betimit është zhvilluar në ambientet e Presidencës në praninë e presidentit Bajram Begaj.

Kuvendi miratoi më 13 korrik, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim emërimin e Taulant Ballës në postin e lënë bosh nga Bledi Çuçi pas shkarkimit të këtij të fundit më 7 korrik nga Kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit u shkarkua pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Fushë Krujë dhe Borizanë, ku të afërmit e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhunuan brutalisht dy persona të cilët denoncuan dëmtimet në banesat e tyre nga një gurore në Borizanë./euronewsalbania/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit