28.4 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Tatuazhet për ish-in: Ti je Ledri apo Besi?

- Advertisement -

Njerëzit njihen, dashurohen, premtojnë përjetësinë dhe bëjnë akte të bukura dashurie, si tatuazhet dedikuar partnerëve.

Për shumë arsye, disa histori nuk kanë fundit e përrallave: ato jetuan të lumtur përgjithmonë, ndaj…ndahen.

Por, ç’ndodh më pas?

Disa vendosin të fshijnë/mbulojnë tatuazhet që i kanë dedikuar ish-partnerëve, ndërsa disa të tjerë mendojnë së gjithçka që përjetojmë ndikon në atë që jemi, ndaj si dëshmi të këtij parimi, nuk i fshijnë as gjurmët e një dashurie që merr fund.

Por, çfarë tregon kjo për ju?

Le të ndalemi në dy shembuj konkretë: Besi dhe Ledri.

Ledri tregoi në një intervistë për “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin se ka të shkruar datëlindjen e ish-partneres së tij, Sara Hoxha, në krah. Ndonëse janë ndarë, ai theksoi se nuk ka ndërmend ta heqë këtë tatuazh, pasi i kujton një pjesë të vetes.

Tatuazhet për ish-in: Ti je Ledri apo Besi?

Nga ana tjetër, Besi ka zgjedhur të kundërtën. Dikur ai mbante në këmbë një tatuazh me inicialet B&XH, pra Besi dhe Xhensila, të cilin ka vendosur ta mbulojë.

Tatuazhet për ish-in: Ti je Ledri apo Besi?

A do ta fshije një tatuazh për një ish të dashur? Zgjedhja jote tregon shumë për mënyrën si e shikon dashurinë, ndarjet dhe kujtimet.

Nëse zgjedh Ledrin – “Do e mbaja tatuazhin”

Tatuazhet për ish-in: Ti je Ledri apo Besi?

Njeri reflektiv/e – E shikon të kaluarën si pjesë formuese të identitetit tënd.

I/e hapur emocionalisht – Nuk ke frikë të pranosh që dikur ke dashur fort.

Nostalgjik/e – Kujtimet për ty kanë vlerë, edhe kur nuk janë më aktive.

I/e pjekur emocionalisht – Nuk e mohon një marrëdhënie vetëm sepse ka përfunduar.

Besnik/e ndaj përjetimeve – Për ty, çdo gjë që ka ndodhur ka ndihmuar të jesh ku je sot.

Nëse zgjedh Besin – “Do e fshija tatuazhin”

Tatuazhet për ish-in: Ti je Ledri apo Besi?

Tregon se je:

Pragmatist/e – I sheh gjërat me sy praktik: nëse s’është më pjesë e jetës, pse ta mbash?

I/e qartë me kufijtë emocionalë – Kur mbaron diçka, për ty duhet të mbarojë edhe simbolikisht.

I/e orientuar drejt së ardhmes – Nuk do të mbetesh peng i së shkuarës.

Mbrojtës/e emocionalisht – Fshirja e tatuazhit mund të jetë mënyra jote për të mos e lejuar dhimbjen të zvarritet.

Diskret/e – Ndoshta nuk do që partnerët e rinj të ndihen në siklet. /Anabel/

Të ngjashme

Të fundit