-2.8 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Tasholli: Tash po e dini krejt, Dimal Basha është diagnoza e kësaj qeverie

- Advertisement -

Studiuesi i filozofisë dhe opinionisti Ismail Tasholli ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook pas incidentit verbal që ka ndodhur sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar ku pati një përplasje midis deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha dhe kreut të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharit.

Në reagimin e tij në Facebook, Tasholli ka thënë se deputeti Dimal Basha “është diagnoza e kësaj Qeverie”, duke iu referuar deklaratave të tij sot drejtuar kreut të SBASHK-ut.

“Po besoj që tash krejt pe dini, Dimal Basha është diagnoza e kësaj Qeverie.”, shkruan Tasholli.

Po besoj që tash krejt pe dini, Dimal Basha është diagnoza e kësaj Qeverie. 😂

Posted by Ismail Tasholli on Wednesday, September 21, 2022

Debati në Komisionin Parlamentar sot u përcoll me tensione të mëdha. Kryesisht, Dimal Basha ishte i ashpër në gjuhën e tij ndaj kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt.

Jasharaj lëshoi mbledhjen pasi deputeti i VV-së, Dimal Basha filloi të bërtasë duke thënë se grevat kanë qëllime politike.

“Tjetër sen është, a e sinqertë kërkesa. Me kanë e sinqertë, ish mbajtë në korrik greva. Për ta kuptuar pse s’janë të sinqerta, vet kryetari i SBASHK-ut, thotë midis parlamentit mos ja jep fjalën. Kjo kallzon për mentalitetin e një njerit dhe të operimit të tij”, tha Basha.

Madje për një moment, një anëtar i SBASHK-ut, i kërkoi Bashës “të mos i jap zor”.

Por kjo nuk e ndaloi Bashën, që filloi ta luaj rolin e shefit të Kuvendit.

“Unë i jap sa dush zor, se këtu jam midis parlamentit në shtëpi teme, veç më ngon”.

“Unë t’i kallzova zgjedhjet që t’i ka dhanë. Ti pe përfaqëson dikë. Ti ke kërku nga zyret e PDK-së me rrëzu një qeveri diktatoriale”, tha në fund Basha.

Pasi Jasharaj e lëshoi raportimit në Komisionin për Arsim, ishte Basha ai i cili me zë të lartë i thoshte Jasharajt se “dinjitetin e ke kthyer në para, se i do 100 euro”.

Situata shkoi edhe më larg, me një përplasje të ashpër në mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha dhe Rrahman Jasharajt.

Me të dalë nga salla ku po zhvillohej mbledhja, përplasja ka vazhduar edhe në korridoret e Kuvendit.

Dimal Basha dëgjohet t’i thotë Jasharajt se i kë “marrë fëmijët peng, dinjitetin e ke kthy në pare”.

“Mu me më ardhë marre a ty? Ti je i pasinqertë me kërkesat e tua, i ke marrë fëmijët peng”,vazhdon Basha.

Kurse Jasharaj theksoi se duhet t’i vijë marre për fjalorin e përdorur.

Kurse Jasharaj i thotë se “deputetët si ti  e kanë pru gjendjen kështu”.

“A ke punu paraluftës pa pare?”,tha Basha.

“PO”, iu përgjigj Jasharaj.

“E tash për 50 euro po i mbanë fëmijët peng a?”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit