-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Tasholli: Presidentja Osmani cilësohet si patericë e Qeverisë

- Advertisement -

“Presidentja deri më sot është cilësu si patericë e pushteti apo notere e pushtetit”.

Kështu e sheh rolin e presidentes Vjosa Osmani, analisti politik, Ismail Tasholli, i cili theksoi se fjalosja e saj me kryeministrin Albin Kurti, sot në Kuvend, ka të bëjë më shumë me pushtet dhe jo me parime.

“Shpeshehrë është kritiku për mosneutralitetin e saj në raport me diskursin e pushtetit që e ka pas në hapësirën publike të ligjërimit politik. Edhe tensioni më duket një lloj shtihimi I kalkulimeve të hiseve të caktuara të pushtetit”, tha ai.

Tasholli pati kritika edhe për Qeverinë e Kosovës, dhe raportin e akuazat e përfaqësuesve të saj ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Kushtetuesja është garancia kryesore e qytetarëve… ajo është garanca e stopimit e secilës ambicie politike që e ka për qëllim mirëmbajtjen e pushtetit. Nëse e thyejmë shembemi si shoqëri. Nuk kemi garanci tjetër. Sot është Kurti nesër dikush tjetër, nuk ka lidhje kush është në pushtet”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit