13.6 C
New York
Thursday, October 23, 2025

Buy now

Tasholli: Kurti politikëbërjen e përjeton si pazar, tuxharllëk dhe numër

- Advertisement -

Ismail Tasholli në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, politikëbërjen e përjeton si pazar, tuxharllëk dhe numër.

Ai u shpreh se Kurti tash e disa kohë po e mban brenda etheve elektorale mënyrën e qeverisjes së tij.

“Ma kanë rritur pazarin” atë që e thotë në Londër kryeministri, e tregon botëbesimin e tij në raport me politikëbërjen, e përjeton si pazar, e përjeton si tuxharllëk dhe e përjeton si numër”.

“Tash e një kohë, ky pushtet është në pauzë, nuk është duke qeverisur Kosova, kryeministri po e mban tash e sa muaj brenda etheve elektorale komplet mënyrën e qeverisjes së tij dhe është shumë shqetësuese mënyra se si mundohet ta rehabilitojë pauzimin e tij institucional”, u shpreh tutje Tasholli./Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit