Analisti Ismail Tasholli ka reaguar pas aktakuzës së re ndaj ish-presidentit Thaçi.
Tasholli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, u shpreh se Gjykata Speciale tani nuk përmbush më as standardet minimale humane.
“Ka ardhur koha për një auditim të jashtëm të Gjykatës Speciale në Hagë, për PERSEKUTIMIN që po u bëhet njerëzve të UÇK-së”, shkroi mes tjerash Tasholli.
Postimi i plotë:
Ka ardhur koha për një auditim të jashtëm të Gjykatës Speciale në Hagë, për PERSEKUTIMIN që po u bëhet njerëzve të UÇK-së.
Kjo gjykatë nuk përmbush ma as STANDARDET minimale HUMANE.
Pas dështimit të aktakuzës së parë, po nisin me tjetrën.
Lëreni politikën; drejtësia duhet të jetë qëllimi!