Romelu Lukaku tashmë edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Interit.
Lukaku ka kompletuar rikthimin e tij te Interi në formë huazimi nga Chelsea, më pak se një vit pas transferimit në Angli.
Reprezentuesi belg u shit një vit më parë për 113 milionë euro, shitja më e shtrenjtë në historinë e “Nerazzurrëve”, por ai shumë shpejt e kërkoi rikthimin në Itali.
Ai gjatë një interviste në “Sky Sport Italia” në dhjetor 2021, u kërkoi falje mbështetësve të Interit për largimin dhe siguroi se do të kthehej patjetër në “Giuseppe Meazza”, transmeton lajmi.net.
Është raportuar se ai kishte dashur një rikthim në afatin kalimtar të janarit, por duhej të priste deri në verë për të arritur dëshirën e tij.
‘U ktheva! Unë jam shumë i lumtur. Unë i mbaj premtimet e mia.”, ka thënë shkurtimisht Lukaku pas nënshkrimit të kontratës.