Projekti Titan, njëherësh automjeti elektrik i Apple ka nisur që nga viti 2015. Megjithatë ky projekt është përballur me vonesa të shumta.
Kompania thuhet se tashmë ka caktuar një datë lansimi për automjetin e saj të parë dhe sipas Bloomberg modeli pritet të vijë në vitin 2028.
Zëvendës-presidenti i Apple, Kevin Lynch është ai i cili drejton projektin Titan nga viti 2021.
Apple ka punuar në teknologjinë autonome të drejtimit për gati një dekadë, por i është dashur të përballet me realitetin se vizioni i saj për një makinë pa timon është jorealist.