6.2 C
New York
Tuesday, April 8, 2025

Buy now

Tarikatet në Kosovë, rituale të ndryshme për festa të njëjta (Video)

- Advertisement -

Bashkësia e Tarikateve e Kosovës është themeluar në vitin 2020.

Nën ombrellën e saj veprojnë tetë tarikate, apo udhë. Ato janë: Kaderi, Rifai, Saadi, Shazeli, Nakshibendi, Sinani, Bektashi dhe Halveti.

Përbrenda tarikateve ka dallime në mënyrën e të festuarit të festave të njëjta, si shembull ajo e Sulltan Nevruzit.

Në teqenë bektashiane ceremonia bëhet e hapur. Për aty ka një vend që quhet ‘Mejdan’, e në të cilin hyrja u lejohet vetëm atyre që janë besimtarë spiritualë.

Kur MAT kërkoi qasje në këtë pjesë, edhe jashtë kohës së lutjeve, Kryegjyshi Botëror, Edmond Brahimaj na tha se “Nuk është momenti”.

Dervishi Rrauf Radoniqi përmend se forma e lutjeve është pakashumë e njëjta me pjesën tjetër të Islamit, që Zotit të tyre i përkulen përmes namazit.

”Nuk ka dallim të madh. Po ashtu respektojmë të gjitha rregullat. Librin e shenjtë e kemi Kur’anin dhe Muhamedin dhe bazohemi në Kur’an. Ndyrshime nuk ka përveç që këtu e kemi që themi ne mejdanin ku dorëzohen anëtarët e ri. Aty e bëjmë vetëm anëtarët spiritualë, bektashi. Në Teqet tjera pranohen dhe të tjertë, por te ne vetëm anëtarët spiritualë….Ceremonia është e njëtë, festat e njëjta”, thekson ai.

Tarikatet tjera kanë një traditë tjetër të festimit. Këndimi deri në ekstzaë e më pastaj edhe rituali i shpuarjes me shufra metalike i besimtarëve nga ana e shehut.

Rituali ka zanaifllën në tarikatet të cilat kanë vepru brenda ushtrive myslimane të kohërave të ndryshme dhe bëhet për të treguar se kur shpirti mposht frikën, trupi nuk ndjen dhimbjen.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit