8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Tare: Shqipëria është në të njëjtin nivel me Italinë

- Advertisement -

Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses fazën përgatitore në Austri dhe tani “Kuqezinjtë” janë vendosur në Kaiserau në Kamen ku do të qëndrojnë dhe përgatiten në kuadër të finaleve të Evropianit “Gjermani 2024”, më konkretisht për sfidat ndaj Italisë, më 15 qershor, Kroacisë, më 19 qershor dhe Spanjës, më 24 qershor.

“Legjionarët” do të kërkojnë të surprizojnë dhe të dalin me një rezultat pozitiv, duke njohur edhe vështirësinë e kundërshtarëve të grupit aty ku bëjnë pjesë edhe Spanja me Kroacinë, mirëpo për legjendën e Kombëtares sonë, Igli Tare,“ Të Kaltërit”, përveç eksperiencës nuk kanë asgjë më shumë se Shqipëria.

“I kam parë ndeshjet e fundit të Italisë dhe sigurisht në krahasim me Italinë kanë më shumë eksperiencë. Ky është i vetmi avantazh sepse sa i takon organikës, dy skuadrat janë në nivel të barabartë. Duhet menaxhuar mirë aspekti emocional sepse në të tilla ndeshje mund të bllokohesh.

Shoh që Italisë i mungon diçka në lojë, por mund të përmirësohen gjatë turneut. Besoj se lojtari kryesor i tyre është Scamacca. Mund të jetë surpriza e këtij Evropiani nëse konfirmon formën e këtyre dy muajve të fundit. Por, besoj se duelin mes tij dhe Gjimshitit do ta fitojë mbrojtësi shqiptar. E njeh mirë dhe di si ta ndalë.

Çfarë i ka sjellë Spalletti skuadrës së Italisë? Siguri dhe mentalitet fituesi. Di si ta sjellë skuadrën në formën e duhur, në momentin e duhur, edhe sa i takon aspektit emocional. Dhe për më tepër aty pranë ka një figurë si Buffon”,- u shpreh ish-sulmuesi i Kombëtares gjatë. një interviste për prestigjiozen, “Gazzetta Dello Sport”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit