20.5 C
New York
Monday, October 20, 2025

Buy now

Tare: Nuk ka justifikime, duhet të kapim vendin e parë

- Advertisement -

Drejtori i Milanit, Igli Tare, ka paralajmëruar se nuk duhet të ketë “as justifikime e as ankesa” për krizën e dëmtimeve, pasi sonte kuqezinjtë kanë mundësinë të ngjiten në krye të renditjes së Serie A me një fitore ndaj Fiorentinës.

Kjo përfaqëson një mundësi të madhe për Milanin, pasi një fitore do t’i vendoste të vetëm në vendin e parë, pas humbjeve të Romës, Napolit dhe Juventusit.

“Është një mundësi e madhe, ndaj nuk kemi asnjë justifikim apo ankesë. Dëmtimet janë pjesë e lojës, skuadra po vjen nga një seri rezultatesh pozitive dhe duhet të mendojmë pozitivisht”.

“Përballemi me një kundërshtar të fortë që nuk ka marrë rezultatet që meriton, por ne kemi mundësinë të ngjitemi në krye të tabelës dhe me këtë mentalitet duhet të hyjmë në fushë”, u shpreh Tare për DAZN Italia, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, Milani po përballet me një krizë të madhe dëmtimesh, duke mos pasur në dispozicion Adrien Rabiot, Christian Pulisic, Ruben Loftus-Cheek, Christopher Nkunku, Pervis Estupiñán dhe Ardon Jashari

Të ngjashme

Të fundit