Kryeministri aktual i Shqipërisë pothuajse ka siguruar edhe mandatin e katërt qeverisës pas zgjedhjeve të 11 majit të mbajtura të dielën.
E sipas Ilri Kullës, ekspert i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, nëse nuk ka një reformim të shpejtë të opozitës, Rama mund ta marrë edhe mandatin e pestë.
Ai ka thënë se kreu i PD-së, Sali Berisha me veprimet që ka bërë, përfshirë ndryshimet që ka bërë në listën për deputetë dhe ndarja e kësaj partie i ka dhënë mundësinë Ramës të thellojë diferencën
“Do të thotë një nevojë urgjente për reformim të opozitës në Shqipëri që me sa duket nuk e kanë ndërmendtë të vijojnë duke parë deklaratat e opozitës. Nëse shohim mirë çfarë ka ndodhur, me këtë sistem zgjedhor dhe më këtë ç’organizim të opozitës në Shqipëri, Edi Rama mund të flas për një mandat të katër që do të hyjmë nga shtatori, por nëse nuk ka reflektim nga opozita mund të marrë edhe për një mandat të pestë”, ka thënë Kulla në emisionin “Matrix” në Tëvë1.
Kur janë numëruar 3192 qendra votimi nga gjithsej 5225, partia e kryeministrit aktual Edi Rama, ka marrë 52.29% të votave.
E dyta është koalicioni Partia Demokratike -Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 34.10% të votave