27.5 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Taravari me akuzë të rëndë për Kasamin, ia përmend një donacion 800 mijë euro nga Serbia

- Advertisement -

Dikur ishin bashkë në koalicionin VLEN që e mbështeste edhe Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti nga Kosova, por tash Arben Taravari është ndarë, me Bilall Kasamin dhe për të, partia e Taravarit ka lëshuar një akuzë të rëndë publike duke thënë se i mori 800 mijë euro donacion nga një kompani serbe.

ASH e Arben Taravarit përmes një komunikate i është drejtuar me disa pyetje publike.

“Pyetja që shtrohet është e thjeshtë, si është e mundur që një kompani me pronar serb, e themeluar në fund të vitit 2023, me të hyra prej 2 milionë eurosh dhe fitim neto vetëm 50 mijë euro në vitin 2024, jep “donacion” prej 800 mijë eurosh për Komunën e Tetovës? Aleanca për Shqiptarët pyet publikisht se kush është Ratko Popoviq, pronari i kompanisë Unipromet, dhe çfarë kërkon realisht nga Tetova dhe nga kryetari Bilall Kasami? Kjo nuk është bamirësi. Kjo është marrëveshje e dyshimtë, që lind dyshime serioze për përfshirje të mundshme në pastrim parash, korruptim institucional, apo favore të fshehta, ndërtimin e Kishës Ortodokse në Tetovë nëpërmjet kanalizimit të donacioneve të maskuara si ndihma për komunën, apo shfrytëzimin e institucioneve komunale për qëllime të interesave të huaja në zemër të qyteteve shqiptare”, thuhet në reagimin ASH

Të ngjashme

Të fundit