20 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

Taravari: Javën e ardhshme përfundojnë negociatat me VMRO-DPMNE, po punojmë për ndarjen e ministrive

- Advertisement -

Arben Taravari, ka thënë se nga e hëna me VMRO-DPMNE-në, pritet që të flasin për ndarjen e resorëve në qeverinë e re që do të krijohet pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit në Maqedoni të Veriut.

“Unë besoj se javën e ardhshme përfundojnë negociatat. Ekipet punojnë intensivisht për programin, por njëkohësisht do të fillojë edhe ndarja e resorëve, pastaj edhe për eshalonin e tretë”, tha Taravari, transmeton “TV21”.

Deri më tani janë zhvilluar disa takime mes VMRO-së dhe “VLEN”-it, në mes të liderëve dhe grupeve punuese të të dy palëve.

“Tash për tash është një atmosferë shumë pozitive, ka kuptueshmëri nga të dy anët, jam shumë optimist se deri të premten besoj që do ta kemi marrëveshjen finale për qeverisjen e ardhshme”, potencoi kryetari i Gostivarit.

Pavarësisht humbjes, VLEN shpreson se do të jetë partner i partisë nacionaliste VMRO-DPMNE.

Të ngjashme

Të fundit