6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Taravari i bindur: Qeveria e ardhshme, 99.99 përqind VLEN-VMRO

- Advertisement -

Arben Taravari nga koalicioni VLEN në Maqedoni të Veriut, ka thënë se me të përfunduar procesi zgjedhor ata do t’i shpalosin pikat e programit të ardhshëm me të cilin do të qeverisin.

Ai është shprehur i bindur se Maqedonia e Veriut do të qeveriset nga VLEN bashkë me VMRO-n.

“Është e qartë nuk ka diskutim, është qeveri në ardhje. VLEN-VMRO është qeveria e ardhshme 99.99 përqind”, është shprehur Taravari para mediave menjëherë pasi ka votuar, njofton KlanKosova.tv.

Ai ka theksuar se Bashkimi Demokratik për Integrim sipas anketave është në rënie.

Duke folur për përfshirjen e zyrtarëve shtetërorë të Kosovës në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, Taravari ka pohuar se mban kontakt me zyrtarë të Vetëvendosjes, si Glauk Konjufca.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit