5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Tanket britanike ”Challenger 2″ mendohet se janë përdorur në sulmin ukrainas në Rusi

- Advertisement -

Tanket britanike ”Challenger 2” mendohet se janë përdorur në inkursionin e befasishëm të Ukrainës në Rusi. Kjo vjen pasi qeveria konfirmoi se ”Kievi ishte i lirë të përdorte armët britanike në ofensivën e tij në rajonin e Kurskut”.

Një burim britanik tha se ”tanket ishin përdorur nga trupat ukrainase”.

Ministria e Mbrojtjes nuk pranoi të komentojë mbi çështjet “operative”, por tha se ”nuk kishte asnjë ndryshim në politikë që kur u dha drita jeshile për përdorimin e armëve britanike në tokën ruse si pjesë e vetëmbrojtjes së Kievit”.

Përjashtimi i vetëm janë raketat e fuqishme britanike ”Storm Shadow”.

Brigada e 82-të e sulmit ajror, e cila ka përdorur tanke britanike që nga viti i kaluar, u përfshi në inkursionin e vazhdueshëm.

Ukraina e shkatërruar nga lufta ka nisur një kundërofensivë të papritur kundër Rusisë së Vladimir Putinit në javët e fundit me qëllimin e dukshëm për të tërhequr forcat e Moskës nga toka që ata kanë pushtuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit