Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon do të vizitojë nesër Kosovën.
Me këtë rast, ajo do të pritet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Takimi Osmani-Fajon parashihet të nis në ora 11:00, ndërsa mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon”.