Ish-deputeti i VV-së, Frashër Krasniqi, ka rikujtuar se Albin Kurti është politikani i vetëm shqiptarë që nuk ka thënë asnjë fjalë për protestën e djeshme kundër Gjykatës Speciale.
Ai nuk ia ka përmendur emrin kryetarit të VV-së, por ka “provokuar” me një pyetje.
Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka treguar se çka nënkupton heshtje kryeministrit Kurti.
“Qëllojani se kush është politikani i vetëm shqiptar që nuk e ka thënë asnjë fjalë për protestën e djeshme? Tani po thuni “jo s’osht ai anti-UÇK, veç ju po ia keni inati””, ka shkruar Krasniqi.