0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

“Tani po thonë pjesëtarët e FSK-së, i kanë pagat e majme”, ushtari i FSK-së, tregon biseden e fundit me Liman Musliut, pak orë para se të vdiste

- Advertisement -

Ushtari i FSK-së, Gentrit Bilalli, ka treguar muhabetin e fundit, pak orë para se Liman Musliu të humb jetën tragjikisht duke punuar në ndërtimtari. Bilalli në një koment që ka bërë tek postimi i gazetarit, Arsim Lani, ka treguar se me Musliun ishin takuar para se ai të shkonte në punën e dytë. Madje kishin biseduar edhe për detyrimin që po kanë ushtarët e FSK-së, për të punuar edhe një punë të dytë për të mbajtur familjen.

“Kaloi pranë neve ku ishim t’u punu dhe na tha: tani po thonë që pjesëtarët e FSK-së nuk punojnë privat se kanë paga të majme e ushqim cilësorë”, citon Bilalli fjalët e Musliut.

Ky është komenti origjinal i Gentrit Bilallit:

Kto ishin edhe fjalt e tij kur kaloj pranë neve ku ishum tu punu “Tani po thojn pjestarët e FSK-së nuk punojn privat se kan paga t’majme , e ushqim cilsorë ” erdh na foli secilit me ngrohtësi e buzëqeshje. 4 prej neve pjestarë të FSK-së besa na dha edhe soka , tha po shkoj me vazhdu punën e u përshëndetum paraditën e djeshme në Prishtinë, për te marrë me vonë lajmin qe ka ndrruar jetë tragjikisht në vendin e punës.

Ngushëllime Familjes, Bashkëluftetarëve dhe Shokëve

Allahu e shpërbleft me Xhenet

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit