18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

“Tani jemi gati…”, mos vallë Luana Vjollca sapo njoftoi nisjen e sezonit të dytë të Love Island Albania?

- Advertisement -

Teksa ende nuk e kemi marrë veten nga lajmi i mirë se çifti fitues i edicionit të parë të Love Island Albania, Ueda dhe Arlindi do të bëhen prindër, duket se drejtuesja e këtij programi Luana Vjollca ka nisur nga puna për një sezon të dytë edhe më të suksesshëm.

E themi këtë, nisur nga story që vetë Luana postoi teksa uronte çiftin.

“Për Uedën dhe Arlindin, tani jemi gati për sezon të dytë”, shkruan ajo.

Prej kohësh fansat po kërkojnë që Luana Vjollca të nisë një program të ri televiziv që kur Love Island mbylli siparin e një show që u bë për herë të parë në Shqipëri nën logon e televizionit Klan dhe që tejkaloi çdo pritshmëri për mirë.

Formati u përqafua shpejt nga publiku dhe të gjithë u afeksionuan me çiftet e tyre të preferuara, me zënkat, “dramat” dhe dashurinë që lindi mes tyre.

Nisur nga kjo, ne tani mezi presim një edicion të dytë dhe duket se Luana i ka dëgjuar lutjet e një publiku të tërë dhe nuk do të na lërë të presim më gjatë.

Bashkë me të edhe ne jemi gati “të ngulemi” sërish para ekranit 🙂 .

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit