25 C
New York
Monday, August 18, 2025

Buy now

Tani Google Photos do t’iu tregojë nëse një foto është krijuar nga AI apo jo

- Advertisement -

Google Photos së shpejti mund ta bëjë më të lehtë për të parë nëse një foto ose video është ndryshuar me mjete të Inteligjencës Artificiale.

Kjo veçori e papublikuar, e zbuluar përmes referencave në një analizë të kodit të aplikacionit, do të përpiqet të zbusë problemin e pamundësisë për të identifikuar siç duhet kur një foto ose video është e vërtetë apo një deepfake, shkruajnë mediat e huaja.

Zbulimi u bë në versionin 7.41 të aplikacionit, ku kodi i referohet një veçorie të quajtur “threepio”.

Por, ideja nuk është krejtësisht e re për Google.

Kompania ka zhvilluar tashmë SynthID, një projekt DeepMind që shënon në mënyrë të padukshme imazhet e gjeneruara nga Al.

Edhe pse nuk është e qartë nëse SynthID po përdoret këtu, të dyja qasjet synojnë t’u japin njerëzve më shumë kontekst rreth origjinës së përmbajtjes vizuale.

Të ngjashme

Të fundit