Ndonëse me rezultat minimal, Paris Saint Germain e ka marrë një fitore të vlefshme ndaj Brest, në kuadër të Ligue 1.
1:0 ishte epilogu i ndeshjes i cili u vendos nga tandemi Neymar-Messi.
Argjentinasi asistoi për brazilianin i cili i tregua i saktë para portierit në minutën e 30’.
Ndryshim në rezultat më nuk pati, anipse Brest pati një mundësi të mirë që ta vendoste baraspeshën nga penalltia, por Islam Slimani s’u tregua i saktë.
Si përfundim, parisienët marrin tri pikët e radhës, për ta ruajtur me fanatizëm pozitën e parë në tabelë.