18.8 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

Tamar Braxton u gjet në një “pellg gjaku”, zbulon incidentin e frikshëm që përjetoi

- Advertisement -

Tamar Braxton është duke u shëruar pas një aksidenti të frikshëm.

Këngëtarja dhe aktorja 48-vjeçare zbuloi së fundmi përmes Instagramit se u gjet “në një pellg gjaku” nga një prej miqve të saj.

Ajo ndau detajet e lëndimeve të saj të martën, duke thënë: “Për pak sa nuk vdiqa të dielën. U gjeta në një pellg gjaku nga shoqja ime me një dëmtim në fytyrë”.

Artistja tha se ende mezi flet dhe ndihet e dobët pas incidentit të frikshëm. Braxton poashtu zbuloi se ka thyer hundën, ka humbur disa dhëmbë dhe lëvizshmëri.

Më tej, ajo tha se ende nuk “e di çfarë ka ndodhur” dhe se po fillon udhëtimin e saj të shëndetit mendor ndërsa përpiqet të përqendrohet në shërim.

Të ngjashme

Të fundit